Vaditja e kulturave bujqësore mbetet problem në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare vetem 30% e sipërfaqes së tokës bujqësore e përbërë prej 18 mijë hektarë mbulohet me vaditje dhe këtu nuk përfshihen të gjitha zonat bujqësore.
Në pjesen më të madhe të rasteve dëmtimi i rrjetit është bërë nga vetë banoret, ndërsa përgjatë 30 viteve dhe ndërhyrjet kanë qenë të pakta.Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë Eraldo Smaçi thotë se paralelisht me kullimin po punohet edhe në sistemimin e kanalave vaditëse, ku së fundmi është bërë i mundur mbulimi me ujë i 400 hektareve tokë bujqësore.
Mungesa e vaditjes ka ulur ndjeshem siperfaqen e tokës bujqësore të kultivuar në Lezhë, pasi gjatë veres të mbjellat thahen për uje dhe nuk japin rendiment.