Vaji i palmës, AKU: Kontroll të gjitha prodhimeve të qumështit

Të gjitha subjektet që prodhojnë apo përpunojnë produkte me bazë qumështi do ti nënshtrohen një kontrolli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për prani të vajit të palmës. Urdhri është lëshuar nga drejtori i AKU dhe për subjektet ku do të konstatohet kjo lënë do të merren masa administrative. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Dritan Sejko ka urdhëruar marrjen e mostrave në mënyrë të menjëhershme në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi. Analizat e marra nga këto subjekte do ti nënshtrohen analizave në Institutin e Sigurisë Ushqimore veterinare për përmbajtje të vajit të palmës. Urdhri i Drejtorit të AKU-së është lëshuar menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga një emision investigativ ku rezultonte se në etiketat e produkteve të bulmetit mungonte deklarimi i përmbajtjes së vajit të palmës. Sipas njoftimit të AKU-së, ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilave do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë, do të merren masa konform legjislacionit në fuqi. Autoriteti ka bërë thirrje që qytetarët të denoncojnë çdo rast të konstatimit të produkteve që nuk janë konform parametrave të përcaktuar çdo rast të konstatimit të produkteve që nuk janë konform parametrave të përcaktuar.

Artikulli paraprakPOLICIA RUSE ARRESTON 4 TERRORRISTË TË ISIS. DO TË KRYENIN SULME NË MOSKË
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË MAKINËN E ISH-KRYEMINISTRIT TË GREQISË