Vajza 10-vjeçare turke shkruan historinë, mban fjalim në OKB

Në mbledhjen e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në “Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë” vajza turke 10-vjeçare Talya Özdemir kaloi në histori si vajza më e re që ka mbajtur fjalim në foltoren e Kombeve të Bashkuara. Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë”, nën kujdesin e Drejtoreshës Ekzekutive të Akademisë Ndërkombëtare të Mbretërisë për Shkencën dhe Mbesa e Mbretit të Parë Fajsall të Irakut të vjetër, Princeshës Nesrin el-Hashimi dhe Maltës dhe me mbështetjen e shumë vendeve, në Asamblenë e Përgjithshme u zhvillua mbledhja me temë: “Gjinia Shoqërore, Shkenca dhe Zhvillimi i Vazhdueshëm:Ndikimi i Medias”. Në mbledhjen e zhvilluar në rastin e kësaj dite që është pranuar nga Kombet e Bashkuara me përpjekjet e El-Hashimit në vitin 2015, morën pjesë përfaqësuesit e shumë organizatave civile dhe ndër pjesëmarrësit e Turqisë ishte edhe 10-vjeçarja Talya Özdemir. Ajo mbajti fjalim në foltore përpara emrave të njohur dhe pjesëmarrësve të shumtë duke u shprehur për vajzat e shkencës. Ajo e filloi fjalimin e saj me fjalët: “Unë jam krenare me vendin tim Turqinë me një nivel të lartë në kontributin e tyre në zhvillimin e fushave si mjeke, shkencëtare ose fusha të tjera të shkencës. Ajo u shpreh se media duhet të bëjë më shumë lajme në lidhje me suksesin e grave në shkencë dhe vazhdoi duke thënë: Nga kjo foltore unë dua të bëj edhe një thirrje në lidhje me problemin e grave që janë emigrante duke kërkuar që ato të kujtohen dhe të ndihmohen”.

Artikulli paraprakTENTOHET TË GRABITET KAZINOJA, AUTORI ISHTE ME PISTOLETË LODËR
Artikulli tjetër“GRAMMY AWARDS”, ADELE TRIUMFON, RRËMBEN 5 ÇMIME