Një vajzë 13 vjeçare e cila dyshohej se ishte shtatëzënë vrau veten pasi u përdhunua nga 6 persona në Bangkok.

Policia ka zbuluar vetëm nofkën e saj Pinkie, dhe raporton se vajza e re ka ndërruar jetë pak kohë përpara mesnatës të së premtes në kryeqytetin Tailandez.

Rasti i përdhunimit ndodhi në datën 11 nëntor, vetëm pak ditë përpara se ajo të kryente vetëvrasje.

Ishte mamaja e “Pinkie” që njoftoi policinë për të denoncuar përdhunimin e vajzës së saj.
Ajo i raportoi autoriteteve se vajza e saj mbahej peng afër zonës Khlong Tan. Oficerët e arrestuan 2 persona të dyshuar se morën pjesë në aktin brutal. Gjatë kërkimeve në banesën e tyre u gjetën armë të paregjistruara.

Policia po vazhdon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakTHIRRJA E OSBE PËR POLITIKËN SHQIPTARE: VENDOSNI NË PLAN TË PARË PËRGJEGJËSINË STRATEGJIKE
Artikulli tjetërIU GJET 1 TON HASHASH DHE 700 MIJË EURO, NË PRANGA ISH LOJTARI I MALAGA