Lazër Pepushaj është banori I fshatit Grilë, në bashkinë Malësi e Madhe I cili pretendon se zyra e gjendjes civile në njësinë administrative Gruemirë ka ndryshuar vendbanimin e vajzës së tij 4-vjeçare Aniela. Ai tregon se këtë problematike e ka kuptuar vetëm para 2 javësh, kur regjistroi lindjen e vajzës së tij të tretë, Leila.

Menjëherë ka reaguar edhe nënpunësi I gjendjes civile, Brikeno Hoti I cili sqaroi se pretendimet e Lazër Pepushaj nuk qëndrojnë pasi nuk ka bërë aplikim për ndryshim e adresës aktuale.

Pas diskutimit, Lazër Pepushaj pritet të bëjë aplikimin pranë E- Albania për ndryshimin e vendbanimit të vajzës së tij, në mënyrë që më pas nëpunësi I gjendjes civile të bëjë ndryshimin e kërkuar nga kryefamiljari.

 

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I PERSONAVE QË BËJNË VAKSINËN E GRIPIT
Artikulli tjetër“INFORMIMI NË KRIZAT NATYRORE DHE SHËNDETËSORE”