Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Situata është përkeqësuar rëndë që kur talebanët morën pushtetin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban, raporton BBC, përcjell Star Plus.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, se miliona do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend.

Yogita Limaye e BBC-së ka udhëtuar në Herat, në perëndim të vendit, dhe dëshmon situatën e rëndë në terren.

Kjo vogëlushe është shitur nga familja e saj për 500 dollarë . “Fëmijët, po vdisnin nga uria, kështu që ne duhej të shisnim vajzën time,”thotë nëna.

“Ne jemi të uritur. Nuk kemi miell dhe vaj në shtëpi. Nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e saj,” rrëfen babai, teksa thotë se u detyruan ta shisnin të bijën.

Artikulli paraprakRIKTHEHET RRITJA E RASTEVE ME COVID NË SHQIPËRI, NË JAVËN E FUNDIT 25% MË SHUMË
Artikulli tjetërPOLEMIKAT MBI UDHËZIMET PËR VAKSINIMIN E DETYRUAR