Secili trup i përshtatet një lloji të veçantë fustani dhe anasjelltas. Do hynit dot në një masë 38 kur jeni 46? Jo. Pra zgjidhni atë që ju përshtatet dhe jo atë që është në modë.
Për trup të hollë, jo të gjatë: përshtatet një fustan me bust të theksuar dhe fund voluminoz.
Trup i rrumbullakosur: kujdes përpjesëtimet. Një fustan maksi do u shkonte shumë vajzave, por jo të gjithave. Është I përshtatshëm një fustan me bel të ulët ose stil redingotë që puthitet pas belit dhe zbret butë në ijë.
Trup i imët: I butë, me mëngë të theksuara, pa shumë shpërthime voluminoze.
Fizik i hollë dhe i gjatë: I preferueshëm një fustan me forma të buta që thekson pjesën e belit. I përshtatshëm është edhe një voluminoz ose stil Hirusheje.
Trup i gjatë dhe robust: më mirë një drappeggio I butë, një linjë e lëshuar, që nuk e thekson pjesën e mesit.
Gjatë shtatzënisë mund të zgjidhni çdo lloj fustani, mjafton që të mos e nxjerr shumë në pah barkun dhe t’ju japë liri lëvizjeje. Disa stilistë propozojnë koleksione sensual dhe elegante për ta theksuar faktin e bukur dhe për ta bërë edhe më rrezëllitëse mamanë në pritje . Fustanet e nusërisë premaman janë shumë të gjatë, me pjesë të sipërme të punuar dhe të realizuar me copa që rrëshqasin butë mbi format e trupit.