Ky është Kolë Cingare, banor i fshatit Bleran të njësisë administrative Rrethina në Shkodër. Prej 10 vitesh vajza e tij është paralizuar duke mbetur përgjithmonë në karrige me rrota. Kempi i vajzës dhe pensioni i 67 vjeçarit janë të vetmet të ardhura që kanë por nuk i mjaftojnë pasi të gjitha shpenzohen për ilaçet dhe nevojat e tjera që ka vajza paralizuar.

67 vjeçari i bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që ta ndihmojnë.Një tjetër problem shqetësues është se prej vitesh 27 vjeçarja nuk ka mundur të dalë jashtë nga shtëpia pasi rruga në fshatin Bleran është e amortizuar. Fakti që qëndron e mbyllur gjatë gjithë kohës i ka krijuar edhe më shumë probleme vajzës.

 

Artikulli paraprakKONCERTI I TALENTEVE TË REJA NDEZ PRAGFESTAT
Artikulli tjetërBORDI RRIT SËRISH ÇMIMIN E KARBURANTIT, NAFTA DO TË SHITET 6 LEKË MË SHUMË