Donte të sfidonte ambientin por nuk i kishte bërë llogaritë me liqenin e akullt. Një eksperiencë e shëmtuar për një vajzë ruse, e cila pasi u zhvesh u hodh mbi një pasqyrë uji duke besuar që pjesa e ngrirë nga temperaturat e ulëta do të thyhej.
Vajza ka pësuar fraktura në kavilje dhe ka marrë një mësim të mirë: ”Kurrë mos e sfido natyrën. Rusja atraktive kishte dashur të bëjë “akrobacione” në temperaturat e ulëta pranë një liqeni, por jo gjithçka shkoi siç ajo e kishte paramenduar.
Ajo hoqi kapelën nga koka dhe pa u menduar dy herë kërceu, por nuk përfundoi në ujë – në akull.Pas këtij veprimi kanë filluar të “shpërthejnë” komentet e ndryshme të atyre që e kanë parë videon, ku disa e komplimentonin bionden për guximin derisa një pjesë tjetër e konsideronin të marrë.
Sidoqoftë, një gjë është e sigurt se herën tjetër kjo ruse do të mendohet dy herë para se të hidhet në ujë, pasi mund ta pësoj në të njëjtën mënyrë.