Këto tinguj pianoje janë një përkujtim për mjeshtrin e muzikës Kujtim Alija nga vajza e tij Memala Alija, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të dirigjentit të njohur. Koncerti In Memoriam i quajtur “Frymë Nën Frymë” erdhi në teatrin “Migjeni” me disa prej pjesëve më të njohura të kompozitorëve botëror. Memela pas koncertit mes emocionesh shprehet se babai ishte mes nesh.

Së shpejti pianistja Memela Alija do të sjellë një pjesë muzikore kushtuar babait të saj por pa treguar shumë detaje. Bashkëshortja e mjeshtrit Kujtim Alija, Ermira Alija, pedagoge dhe pjesë e artit shkodran e më gjërë me skenaret e shumë aktiviteteve kulturore i ka kushtuar një poezi bashkëshortit i cili prej një viti mungon fizikisht. Poezinë e interpretoi vajza tjetër Jeta Alija e cila ka ndjekur rrugën e babait të saj duke u bërë pjesë e festivalit mbarëkombëtar për fëmijë. Kompozitori shkodran Markelian Kapidani thotë se ky koncert i nivelit të lartë si i painistes Memela Alija janë ato aktivitete kulturore për të cilat Shkodra ka nevojë.

Koncerti në piano i Memela Alija e cila e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë solli shumë emocione për të pranishmit në teatrin “Migjeni”, të gjithë miq dhe kolegë të Kujtim Alisë, dirigjenti i cili la një boshllëk të madh në artin shkodran dhe atë shqiptar.

Artikulli paraprakHEART CAVE, GRUPI I NJOHUR RUMUN NË SHKODRA JAZZ FESTIVAL
Artikulli tjetërZELENSKY FLET PËR SITUATËN NË CENTRALIN BËRTHAMOR TË ZAPORIZHIAS: SHUMË E PASIGURT DHE E RREZIKSHME