“Vajza me kukull” është titulli i monodamës që pritet të vihet në skenë nga regjisori Agron Dizdari.

Monodrama e shkruar nga dramaturgu Fadil Kraja do të interpretohet nga aktorja Drane Xhaj, ndërsa së fundmi kanë filluar edhe përgatitjet për shfaqjen. Sipas Dizdarit, monodrama do të shfaqet brenda 2 javëve të ardhshme, ndërsa trajton temën e vlerave të shoqërisë dhe sistemit të drejtësisë. Kjo monodramë mundësohet nga mbështetja e disa bizneseve dhe institucioneve në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakRESURSET, DIPLOMATI NORVEGJEZ VIZITON M. E MADHE
Artikulli tjetërMILIONA LEKË PËR TË DJEGUR MBETJE