Kush e njeh Gladiolën nuk mund të rrijë pa u prekur nga buzëqeshja, energjia dhe pozitiviteti i saj. Janë këto karakteristika të bukura që e bëjnë sot një nga personazhet më aktive në formimin e të rinjve që do të futen në strukturat e shërbimit dhe të mikëpritjes së turistëve.
Prej disa vitesh, Gladiola Dona ka themeluar Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit (Hospitality and Tourism Academy) dhe rezultatet e punës së saj ndjehen nëse mësojmë se në disa restorante apo të tjera realitete në Tiranë e Shqipëri, pas suksesit të strukturës, janë edhe djem e vajza të instruktuar nga Akademia e Gladiolës.
Pak histori mbi lindjen dhe idenë e hapjes së Akademisë së Turizmit
Ideja është shumë e hershme, që prej kohës së studimeve të mia në Austri. Atje studiova Hoteleri dhe Turizëm dhe punova për më shumë se 8 vjet. Kur u ktheva në Shqipëri asokohe, turizmi akoma nuk kish marrë rëndësinë e duhur dhe e dija që s’do mund të aplikoja dijet e mia siç isha mësuar unë.
E lashë për disa vite dhe u mora me gjëra të tjera, studiova Menaxhim Biznes dhe Marketing dhe punova per shumë vite në role menaxheriale. Sidoqofte turizmi mbetej pasioni im. Më tej, kisha kohë që mendoja se duhet te bëja diçka dhe 3 vite më parë dëgjoja në radio një emision “Ora e punës” ku këerkohej pafund personel për biznese të ndryshme.
Mendova se sa të vështirë duhet ta kenë sipërmarrësit të gjejnë njerëz të kualifikuar në një profesion që të rinjtë, në fakt, e konsideorjnë si kalimatar. U lidha me miq të mi, që operonin në këtë fushë dhe themelova Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit (Hospitality and Tourism Academy).
Që prej asaj dite në akademinë tonë trajnohen dhe certifikohen barmanë, kamarierë, recepiosnistë, kuzhinierë, menaxherë hotelesh dhe guida turistike. Secili nga trajnerët tanë, është specialist në fushën e tij dhe unë mbuloj pjesën e shërbimit në restorant, somelierine dhe menaxhimin dhe shitjet. Kam fatin të punoj prej 8 vitesh tashmë në një shkollë ndërkombtare (WAT), ku kam përvetësuar mënyra mësimdhënieje shumë efikase e moderne.
Aty shoh përditë shembuj që më insiprojnë për t’i bërë kurset e mia sa me tërheqese dhe kuptimplotë.
Pasioni yt për këtë degë të rëndësishme shërbimi që prezanton shqiptarët me të huajt por edhe me turizmin e brendshëm
Profesioni më ka stërvitur një sy shumë kritik ndaj shërbimit dhe ofertes turistike. Si konsumator jam gjithmonë ne kërkim të mangësive dhe shembujve të mirë që tregu turistik ofron. Miqtë e mi qeshin me mua sesi sa herë konsumoj, vëzhgoj kamarierët, menunë, ofetën, shkumën e kafes apo deri tek komunikimi I recepsionistes nëpër hotele. Më pëlqen të konsumoj dhe të shkruaj në media sociale përshtypjet e mia.
Ka shumë shembuj që duhen të ndiqen, ka shumë raste kur me trajnime mund të bësh ndryshimin dhe të ofrosh atë çka presin turistët. Të gjithë I gëzohen rritjes së turizmit në Shqipëri, po a jemi gati?
A jemi gati të kënaqim pritshmëritë e turistëve dhe t’i tejkalojmë ato? Përshtypja e parë, ajo më e rëndësisshmja, ndodh vëtëm një herë. Nuk ka kohë për të humbur. Përtej investimeve të kuruara në ndërtimin e hoteleve, bareve dhe restoranteve, duhet parashikuar një buxhet për trajnimin e stafit, ndërtimin e ofertës: menuve, paketave turistike, etj.
Shembuj pozitivë në këto vite të Akademisë, por edhe vështirësitë
Akademia, që unë e quaj “E JONA”, është nje vend ku mblidhen një grup profesionistësh dhe trajnohen e shkëmbejnë eskperienca. Që prej ditës së parë, para 3 viteve, aty janë trajnuar mbi 300 studentë, dhe shumë të tjerë kanë marrë trajnimin e tyre në vendin e tyre të punës.
Eshtë kënaqësi kur shohim se kursantët tanë të kthehen vazhdimisht tek ne, sa herë që nxjerrim një kurs të ri. Nderkohë është krijuar një grup i mirë profesionistësh që po bëjnë ndryshimin në treg.
Stafi i trajnuar dallohet. Shembuj konkretë janë individë si Keli, një kamariere me profesion, ne fakt, infermiere që nuk rendi të punësohej në Gjermani, por investoi të trajnohej në profesionin që ajo dashuronte: shërbimin.
Keli ishte kursantja jonë e parë qe u regjistrua në kurset tona. Sot ajo menaxhon shërbimin profesional që ofrohet ne SALT, ne bllok, ku i ndan dijet e saj me gjithë stafin duke rritur performancën dhe duke bërë ndryshimin në treg. Shembuj të tjerë si Keli ka plot.
Me siguri e njihni “Ejona” restorant ne bllok, ku shërbimi ofrohet “me zemër” dhe profesionalizëm, Hilton Garden Inn, Serendiville, Billionaire, L’uva, Nona e shumë të tjerë.
Në rrethe mund të njihni shembuj si Kompleksi Albes në Fier, ku punuam disa ditë përpara se kompleksi të hapej, Hotel “Iliria Internacional” në Durrës ku çdo vit bëhen trajnime që shërbimi të ketë cilësi. Me Nucleus Albania dhe organizata të tjera, kemi qënë në Shkodër, Durrës, Gjirokastër e së fundi në pazarin e Korçës.
Vështirësia me e madhe qëndron te mëndësia e disa pronarëve apo drejtuesve që investojnë vetëm në arredime dhe aspak në trajnime. Fjalinë “nuk I trajnoj kamarierët se më ikin” e hasim shpesh…
Rezultatet e para të Akademisë dhe përballja e studentëve me realitetin
Studentët tanë vërtet bëjnë ndryshimin në treg. Performanca e mirë përkthehet në shifra, përfitime më të larta për biznesin dhe për vetë studentët. Një gjë është e sigurt, çdo kursant I yni punësohet akoma pa mbaruar trajnimi.
Ndërkohë kemi treguar se studentët tanë janë asetet kryesore të bizneseve që operojnë në këtë fushë. Në fakt, 80% e studentëve tanë janë të punësuar diku apo operojnë bizneset e tyre.
Kjo është një gjë e mirë pasi ata behen vetë trajnerë për stafet e tyre dhe ne trajnojmë “kokat” e biznesit: “train the trainer”. Kjo qasje është virale, këta drejtues që trajnohen te ne, kuptojnë rendësinë e trajnimit, dhe stadin ku duhet të jetë shërbimi dhe e perçojnë te stafet e tyre. Në këtë menyrë ne përhapim më shpejt rëndësinë e profesionalizmit në këtë fushë.
Si e shihni të ardhmen ne këtë sektor?
Të ndritur! Kam shumë besim që ndryshimi ka filluar. E shoh përditë te studntët tanë. Shoh intersimin e tyre. Ata na shtyjnë të ofrojmë kurse të reja, module e ëorkshope të reja. Pasioni ynë është ngjitës.