Në këtë periudhë të vitit, shpesh ndeshemi me realizimin e Betlehemit në kisha apo edhe familje të ndryshme të cilët përfshihen totalisht në atmosferën e Krishtilindjes. Kësaj here sjellim historinë e Betlehemit të ndërtuar nga Rajmonda Mihaj, një vajze e re e angazhuar prej vitesh në qendrën baritore “Shën Nënë Tereza” në Shkodër e cila këtë vit është munduar të sjellë elementë të rinj, të punuar me dorë për ndërtimin e vendit të lindjes së Jezu Krishtit.

Rreth 3 ditë kohë I është dashur të realizojë të gjitha punimet, për të bërë më pas ndezjen e dritave në festën e Shën Kollit.

Për Rajmondën, realizimi I Betlehemit është një emocion I veçantë, ndërsa tregon se I kanë ardhur në ndihmë edhe 2 vëllezërit e saj, dhe të rinj të tjerë të qendrës baritore.

Ajo ka edhe një urim për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Betlehemi, vendi ku lindi Jezu Krishti, realizohet masivisht gjatë muajit dhjetor e ndër rastet më të veçanta mbesin ato të realizimit nga të rinjtë, të cilët përmes punimeve me dorë tregojnë një përkushtim të madh për të sjellë kudo atmosferën dhe mesazhin që mbart Krishtlindja.

Artikulli paraprak65 VJETORI I ESTRADËS SË SHKODRËS
Artikulli tjetërLEZHË, ERA E FORTË RRËZON DEKORET FESTIVE