Vajzat e dhunuara, fizikisht, psikologjikisht dhe seksualisht ne shtepine e femijeve ne Shkoder kane dhene deponimin e tyre prane ambjenteve te policise se Shkodres.
Burime prane policise se Shkodres bejne me dije se gjate deklarates se tyre ne policine e shkodres jane shprehur se abuzimi ka ndodhur brenda institicuonit te jetimores cka le te nenkuptohet se ky abuzim ka ardhur nga pjestare te tjere te jetimores. Sipas dëshmisë së të miturave në qendër ka patur platforma dixhitale, dhe në shumicën e kohës ata rrinin të vetëm në godinë dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin të shikon filma erotik. Sipas tyre edukatore iknin nga qendra me orë të tëra. Burimet bejne me dije se vajzat e abuzuara seksualisht jane te moshave 6,8 dhe 11 vjec. Ndërkohë policia konfirmon se ka ndaluar A.Llazani, 46 vjeç, V.Marku, 55 vjeç, Sh.Nishan, 57vjeç. R.Camaj, 29 vjeç, N.Ramolli, 37 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar proçedimin penal për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çeshtje janë pyetur të gjithë femijët e institucionit “Qëndrës Rezidenciale të Femijëve Shkollorë 6-18 vjeç” dhe rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht.