Teksa numri i nxënësve në shkolla ka ardhur gjithnjë në rënie gjatë viteve të fundit në vendin tonë, me arsimin profesional po ndodh e kundërta.Në shkollen profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, ka 20 nxënës më shumë se 1 vit dhe ajo çfarë përben risi është fakti se pjesa më e madhe e tyre janë vajza.Diçka e tillë bëhet e ditur nga drejtori i kësaj shkolle Bardh Dedgjonaj, sipas të cilit janë disa faktor që kanë ndikuar në rritjen e numrit të nxënësve në këtë institucion arsimor.

Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ofron 5 degë studimi, por më të kërkuarat janë Hoteleri-Turizmi dhe Teknologjia Ushqimore, ndërsa arsimi profesional po shihen si një mundësi e mire nga të rinjtë për të patur një të ardhme të sigurte.

Artikulli paraprakBANORËT: KANALET PA PASTRUAR, RREZIKOHEMI
Artikulli tjetërTAKSIMI PËR PRONËN NË LEZHË AFROFE