Prej disa javesh në të gjithë Shqipërinë ka nisur proçesi i vaksinimit të qytetarëve kundër gripit sezonal. Edhe në qendrat shëndetësore në Shkodër po bwhet aplikimi i vaksinës anti-grip.

Dhurata Hysa, shefe e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër shprehet se më të interesuarit për kwtw vaksinë janë grupmoshat mbi 65 vjeç.
Mjekja thekson se deri më tani është bërë vaksinimi i pothuajse 50% të personave të cilët janë më të rrezikuar nga gripi.

Gripi zakonisht nuk është një sëmundje e rëndë dhe pjesa më e madhe e njerëzve shërohen shumë shpejt. Megjithatë, kjo sëmundje e shkaktuar nga viruset kohë pas kohe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

 

Artikulli paraprakEMIGRIMI UL NUMRIN E LEJEVE TË PESHKIMIT
Artikulli tjetërMBYLL SIPARIN FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR