Krahas COVID-19, periudhës së vjeshtë-dimrit i shtohet edhe qarkullimi i gripit. Mjekët këshillojnë që vaksina e gripit dhe ajo kundër COVID mund të aplikohen të dyja dhe nuk shkaktojnë probleme. Edhe vetë qytetarët janë interesuar për ta bërë vaksinën ndaj gripit.

“Çdo vit kryhet vaksina e gripit në periudhën fund tetori-fillim nëntori. Çdo pacientë paraqitet në qendër shëndetësore dhe kryen këtë vaksinë. Personat që kanë kryer dy doza të vaksinës anti-COVID dhe janë të gatshëm për të kryer vaksinën e gripit tani dhe mund t’ia aplikojmë pa asnjë problem”, tha drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10, Jonida Diko.

Vitin e kaluar nuk u regjistruan raste të gripit në vendin tonë. Por në situatën e tanishme ekspertët shëndetësor rekomandojnë grupet e riskut të kryejnë vaksinën e gripit për të pasur mbrojte.

“Sivjet u rekomandohet të gjithë kategorive të riskut, të sëmurëve kronik, të moshuarit, personelit shëndetësor që punon në qendër, të kryejnë vaksinën e gripit. Aktualisht ne jemi duke kryer vaksinën anti-covid dhe kemi shumë kërkesa për pacientë që duan të kryejnë vaksinën e gripit”, u shpreh drejtoresha Diko.

Më herët Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka siguruar 200 mijë vaksina gripi që pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda muajit tetor.

Artikulli paraprakMILIARDERI QË PLANIFIKON QYTETIN E SË ARDHMES ME VLERË 500 MILIARDË DOLLARË
Artikulli tjetërRAMA URON STUDENTË DHE PEDAGOGË PËR VITIN E RI AKADEMIK: ANGAZHIMI YNË I VAZHDUESHËM PËR RRITJEN E CILËSISË SË ARSIMIT