Prej më shumë se tre muajsh ka filluar aplikimi I dozave të gripit. Kryevaksinatori pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Arben Xhabija rekomandon që qytetarët të marrin njëkohësisht me dozën e vaksinave antiCOVID edhe vaksinat e gripit pasi nuk jep efekte anësore në organizëm. Në të kundërt kjo gjë rrit edhe më tepër imunitetin e tyre shton ai.
Po ashtu, ai sqaron se vaksinat e gripit janë më të lehta për t’u marrë nga qytetarët. Kryevaksinatori Xhabija ka një thirrje për të gjithë personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike apo edhe moshat e reja që të mos neglizhojnë aplikimin e vaksinës së gripit në këtë sezon.
Nga mjekët në të gjitha qendrat shëndetësore në bashkinë Shkodër janë aplikuar më shumë se 10 mijë vaksina të gripit tek qytetarët shkodranë të cilët gjatë kësaj periudhe kanë shtuar kujdesin ndaj shëndetit të tyre