Vaksinën që parandalon kancerin e qafës së mitrës mund ta kryejnë falas në qendrat shëndetësore duke filluar nga viti i ardhshëm edhe vajzat nga 14 deri në 18 vjeçe.

Përgjegjësja e Sektorit të Vaksinimit Rovena Daja tregon se Instituti i Shëndetit Publik ka planifikuar të zgjerojë fashën e përfituesve të dozave kundër human papiloma virus. Mjekët tregojnë rëndësinë e kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Në mars tek 13 vjeçaret ajo do të aplikohet në një kohë me vaksinën tjetër të kalendarit, atë të difteri tetanozit.

Doza kundër virusit Papiloma Human u fut në kalendarin kombëtar të vaksinimit për vajzat 13 vjeçe nëntorin e vitit të shkuar. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 tumoret më të përhapura në vendin tonë.

Artikulli paraprakPASOJAT E LUFTËS NË UKRAINË/ KOMPANIA GJERMANE BASF DO TË SHKURTOJË 2600 VENDE PUNE, SHKAK RECESIONI
Artikulli tjetërKRYETARI I BASHKISË SHKODËR BARDH SPAHIA TAKIM ME TË RINJTË E QENDRËS RINORE “ARKA”