Për herë të parë në Shqipëri ka nisur vaksinimi i vajzave me vaksinën e cila i mbron nga kanceri i qafës së mitrës. Kjo vaksinë është e përfshirë në kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe aplikohet tek vajzat e moshës 13 vjeçe e lart. Dhurata Hysa mjeke në Njësinë Vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër thekson se kjo vaksinë ka si qëllim parandalimin e kancerit të qafes se mitres dhe jo shërimin e tij ndaj është e nevojshme që të kryhet në kohë.
Mjekja Hysa shprehet se po punohet fort për informimin dhe ndërgjegjësimin e prindërve në lidhje me rëndësine e aplikimit të kësaj vaksine tek vajzat.
Vaksina kundër virusit të Papilomës Humane qe mbron qafen e mitres aplikohet prej vitesh në shumë vende të botës ndërsa prej një jave ka nisur të aplikohet edhe në Shqipëri.