Kanë mbërritur në Rinas, 192.000 dozat e para të vaksinës “Sinovac”.

Kryeministri Rama teksa foli mbi këtë ngjarje të cilën e quajti të rëndësishme, tha se Shqipëria është e gatshme që të kryejë vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës.

Po ashtu, shtoi se objektivi është që brenda qershorit të vaksinohen të gjithë personat e rritur në Shqipëri.

“Dua të shtoj se ne sot kemi mundësi të japim një mesazh të drejtpërdrejt Kosovës, vlëllezërve dhe motrave tona atje, jemi gati menjëherë që nga nesër të marrim përsipër vaksinimin e bluzëve të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë bluze të bardha atje dhe për 20 ditë ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e ttë gjithëve. Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë. Së bashku me ministren e Shëndetësisë, kemi diskutuar dhe janë marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë menjëherë sapo të fillojnë vaksinat të fillojnë procedurat e regjistrimit dhe shpërndarjes në të gjithë territoret dhe të krijojmë një orare të posaçëm vaksinimi deri në mesnatë, duke e bërë dhe me tre turne. Ministria e Shëndetësisë dhe autoritete t e posaçme do të japin leje për të gjithë të moshuarit që do të jenë pjesë e regjistrit të vaksinimit, nga moshat më të larta duke zbritur poshtë”, tha kryeministri.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË NË SHQIPËRI 192 MIJË DOZA TË VAKSINËS KINEZE, RAMA: SIGURUAM 1 MLN VAKSINA ANTI-COVID, NË BISEDIME PËR TË SJELLË FABRIKËN E PRODHIMIT!
Artikulli tjetërÇFARË E SHTYU TË MERRTE VAKSINA RUSE E KINEZE?! RAMA: E NJËJTA GJË QË SHTYU ANGELA MERKEL TË…