Sëmundja e brucelozes tek gjedhet dhe tek të imtat ka përqindje të ulet të infeksionit në Lezhe, por pamundesia për të kontrolluar lëvizjen e kafsheve ka sjellë nevojen për vaksinim total ndaj kësaj sëmundje. Prej disa ditesh Shërbimi Veterinar ka nisur proçesin e vaksinimit tek bagëtitë e imëta, konform protokollit të përcaktuar. Veterineret rekomandojne mbi nevojen e kryerjes së kësaj vaksine pasi në rast të kundert sëmundja mund të perhapet dhe prek edhe njeriun përmes konsumimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Vaksinimi kunder sëmundjes së brucelozes bëhet çdo vit dhe per blegtoret kjo është domosdoshmëri për të mbrojtur bagëtite.

Në Qarkun e Lezhës numerohen rreth 53 mije krerë të imta qe po i nënshtrohen këtij vaksinimi dhe prej 3 vitesh nuk ka asnjë rast të shfaqjes së semundjes, duke krijuar një klime sigurie edhe për konsumatoret.

Artikulli paraprakRAMA: DO TA BËJMË GATI SHQIPËRINË TË NGREJË FLAMURIN NË BE BRENDA KËSAJ DEKADE
Artikulli tjetërMINISTRI I MBROJTJES NË LEZHË