Në kuadër të masave për parandalimin e gripit sezonal, prej fillimit të muajit tetor në Lezhë po vijon vaksinimi i popullatës. Të gjithë qytetarët, veçanërisht ata në grupe më të rrezikuara si të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët, dhe ata me sëmundje kronike, ftohen të bëjnë vaksinën e gripit në qendrat shëndetësore të qytetit dhe fshatrave.Drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Zojë Zefaj, ju kërkon qytetareve që tju drejtohen qendrave shëndetësore për tu vaksinuar.

Deri tani në Lezhë kanë ardhur rreth 6 mijë vaksina të cilat janë një hap i rëndësishëm për t’u mbrojtur nga gripi dhe për të kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të komunitetit.

Artikulli paraprakBARDH SMAJA, NJERIU DHE ARTISTI I RRALLË
Artikulli tjetërSHKODËR, ZGJEDHJET E FEDERATËS SË PESHËNGRITJES