Paralel me vaksinimin kunder gripit, në qendrat shëndetësore po bëhet edhe vaksinimi kundër Covid-19, I cili vijon të jetë I përhapur. Kryevaksinatori Arben Xhabija këshillon qytetarët, kryesisht ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese që ta vaksinohen për të rritur mbrojtjen e imunitetit gjatë dimrit.
Xhabija tregon se ka qytetarë që mund të kenë marrë 4 doza vaksina anticovid deri tani. Ndërsa sugjeron që të bëhen vetëm 1 herë në vit.
Aktualisht, në qendrat shëndetësore është e shpërndarë vaksina OMICRON BA4, BA5 e cila nxit rritjen e imunitetit dhe mbron qytetarët nga të gjitha viruset e ngjashme me COVID-19 që janë në qarkullim.