Dreka e përbashkët familjare është rast i shkëlqyer që prindërit, të cilët janë të mbingarkuar me punë, të flasin me fëmijët, sepse kjo me të madhe përcakton sjelljen e rrezikshme në të ardhmen.
Adoleshentët, të cilët rregullisht drekojnë me familjen, rreziku nga depresioni, prirja ndaj alkoolit dhe drogave dhe marrëdhëniet e pambrojtura seksuale janë shumë më të vogla, kanë konstatuar ekspertët nga Universiteti i Aucklandit. Po ashtu, ata më rrallë mendojnë për vetëvrasje për dallim nga të rinjtë që nuk shoqërohen shumë me prindërit gjatë drekës apo darkës. Ata po ashtu kanë zbuluar që gati 25 për qind e adoleshentëve që pinë duhan nuk hanë në rrethin e familjes, për dallim nga 10 për qind duhanpirës që darkojnë me prindërit.Vaktet e përbashkëta familjare i kontribuojnë edhe komunikimit më të mirë të ndërsjellë dhe qëndrimit të të rinjve ndaj prindërve. Një e treta e adoleshentëve hanë me familjen shtatë apo më shumë herë në jave, ndërsa 40 për qind e tyre tri deri gjashtë herë. Programet gjithnjë më të shumta televizive, nënat gjithnjë e më të punësuara dhe ushqimi i shpejtë dhe i lirë kanë ndryshuar statusin dhe rëndësinë e shujtës familjare, pohon hulumtimi.“Drekat apo darkat familjare janë rast i përkryer për prindërit që të flasin me fëmijët dhe të marrin vesh se çka i mundon”, thekson udhëheqësja e hulumtimit, Jennifer Utter.Dikur në familje ka qenë mashkulli i cili ka fituar, dhe në shtëpi nëna që është kujdesur për fëmijët. Sot shumica bëjnë të dy gjërat, për ç’arsye vuan marrëdhënia me fëmijët. Vaktet e përbashkëta familjare janë ritual i shkëlqyer, thekson Stephen Bell nga organizata për të rinjtë .Edhe pse nuk janë të shpeshta si dikur, darkat familjare janë të domosdoshme. Edhe prindërit, edhe fëmijët janë të punësuar, por vaktet e shpeshta familjare janë mënyrë e shkëlqyer për bisedë dhe lidhje, shpjegon psikologia, Jane Millichamp, nga Universiteti Otago.Fëmijët që hanë me prindërit kanë shëndet më të mirë dhe më pak probabilitet që të bëhen depresivë. Vaktet familjare i kontribuojnë funksionimit më të mirë të familjes, pohon sekretari për familjen, Carkl Davidson.Vaktet e përbashkëta u tregon fëmijëve që prindërit e tyre kujdesen për ta, thekson kuzhinieri, Len Baldwin.