Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur.

Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në natyrë, si festivale, koncerte e ndeshje sportive. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e larta, edhe pse nën 40 gradë, jepnin ndjesinë e të qënit 43 gradë Celsius e më tepër, për shkak të lagështirës.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë të moshuarve.

Por metereologët kanë dhënë një lajm të mirë, një rrymë e ftohte ajri është duke ju afruar brigjeve lindore të vendit, duke sjellë pak fresk, por gjithashtu shira dhe stuhi që mund të shkaktojnë përmbytje.

Artikulli paraprakTË RINJTË PUNËSOHEN TË PASIGURUAR, SINDIKATA: TURIZMI, SEKTORI MË I PREKUR NGA INFORMALITETI
Artikulli tjetërNGRITJA E KUSHTETUESES/ DVORANI: NË GUSHT DËRGOJMË EMRAT E PARË, KUVENDI DHE META, NUK I BLLOKOJNË DOT