Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë ka pushuar çështjen penale ndaj Valdrin Pjetrit, kandidati i PS për bashkinë Shkodër që fitoi në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kjo çështje ishte ngritur mbi bazën e akuzave të bëra nga Partia Demokratike, e cila e akuzonte për falsifikim të formularit të dekriminalizikmit dhe moskallëzim të vuajtjes së dënimit në Itali në moshën 19 vjeçare.

Në atë kohë Pjetri ishte student. Pas denoncimeve të përditshme nga PD, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar I bashkisë Shkodër. Por vetëm pak ditë më vonë, Valdrin Pjetri që tashmë nuk gëzonte status politik, u mor i pandehur për falsifikim të formularëve, pas denoncimit të PD-së se nuk kishte deklaruar dënimin në Itali për drogë. Por tashmë pas më shumë se një viti dosja u mbyll pasi Gjykata e Firenzes ka konfirmuar se nuk Pjetri nuk ka qenë I detyruar të deklarojë dënimin me burg në Itali gjatë vitit 2003. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Pjetri do të angazhohet sërish në politikë.

Artikulli paraprakVALDRIN PJETRI DEL I PASTËR, VENDIMI I GJYKATËS MERR FORMË TË PRERË
Artikulli tjetërMINISTRI BLEDI ÇUÇI VIZITON FAMILJEN E KLODJAN RASHËS