Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë ka pushuar çështjen penale ndaj Valdrin Pjetrit, ish-kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Shkodër.
Çështja u ngrit në qershor të një viti më parë teksa Partia Demokratike e akuzonte ish- kandidatin për kryetar bashkie Valdrin Pjetri se nuk kishte përfshirë në formularin e dekriminalizimit përfshirjen e tij në çështje të jashtë ligjshme gjatë kohës kur jetonte dhe studionte në Itali.
Pas këtij denoncimi Valdrin Pjetri u tërhoq nga zgjedhjet vendore të vitit 2019.