Vala e re e të nxehtit në Europë ka prekur jo vetëm Spanjën, Francën, Portugalinë dhe Italinë, por edhe Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Hollandën, Gjermaninë dhe Zvicrën.
Në Spanjë termometri ka shënuar 40 gradë. Në të njëjtën situate ndodhet franca, ku 59 zona territorial janë të prekura nga i ashtuquajturi ‘canicule’, që e ka çuar kolonën e merkurit 40 gradë.
Në Itali, vala e të nxehtit ka prekur 13 qytete, përfshirë Romën dhe Firencen.
Britania e Madhe e ka tejkaluar rekordin 38.5 gradë.
Vala e të nxehtit ka prekur edhe Belgjikën. Në Bruksel prej tre ditësh temperaturat janë stopuar në 39 gradë.
Në Portugali, pasojat e valëve të nxehtësisë janë të tmerrshme. Qendra e vendit është goditur nga zjarre që kanë shkaktuar më shumë se 40 të plagosur.
“Vala e të nxehtit është për efekt të ndryshimit të klimës – thotë Clare Nullis, zëdhënëse e Organizatës Botërore Meteorologjike – “Që prej muajit qershor, i nxehti është bërë më i shpeshtë dhe më intensive”.