Te disa ministra të PDK-së vlerësohet se ka më shumë ndikim presidenti Hashim Thaçi sesa kryetari i kësaj partie Kadri Veseli. Për këtë arsye ky i fundit po e shikon mundësinë e zëvendësimit të disa prej tyre.

Kreu i PDK-së ende nuk e ka pranuar dorëheqjen e ofruar nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili të shtunën së bashku me ministrin e Financave Bedri Hamzën e ka shoqëruar Thaçin në vizitën që ai ka bërë Ujmanit, vizitë kjo të cilën e ka kritikuar Veseli.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj nuk po arrin të jetë e qëndrueshme, edhe pse ka vetëm një vit që është formuar.

Pas tre ministrave që kanë dhënë dorëheqje përgjatë një vit qeverisjeje, para pak ditësh dorëheqjen e tij e ka ofruar edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Madje, pos Tahirit, janë paralajmëruar edhe dy dorëheqje të tjera për në ditët në vijim, pikërisht nga dikasteret me të cilat udhëheq PDK-ja.

Artikulli paraprakBERISHA NXJERR MESAZHIN: ÇFARË PO NDODH ME LIBRAT ‘FALAS’
Artikulli tjetërNË KËRKIM TË “ËNDRRËS AMERIKANE”? SOT NISIN APLIKIMET PËR LOTARINË