Një grua shqiptare nga Lezha është bërë pjesë e politikes Italiane.Ajo është Valentina Ndocaj, bashkëshortja e ish-deputetit të njohur shqiptar Eduart Ndocaj, e cila pas një karriere të suksesshme prej shumë vitesh në shtetin Italian është angazhuar dhe në politiken apeninase.Mbështetja dhe mbrojtja e interesave të komunitetit shqiptar do të jenë në fokus të punës së saj thotë Valentina Ndocaj.

Në të njejten linjë është edhe bashkëshorti i saj ish-deputeti Eduart Ndocaj, sipas të cilit janë mbi 600 mijë shqiptar në shtetin Italian të cilët e kanë të nevojshme që të përfaqësohen edhe në politiken e këtij shteti.

Në një drekë mes shqiptarëve të Lombardisë të organizuar nga familja Ndocaj, ishin të pranishem senatorët Maurizio Lupi, Renato Farina dhe senatorja Maria Teresa Baldini.Ata lëshuan thirrje të vazhdueshme në mbështetje të kandidaturës së znj. Ndocaj, duke e cilësuar një zonjë të fortë që mbron parimet dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut, si dhe një ambasadore e aftë të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve.

Gjatë kësaj dreke, pjesëmarrësit e ndryshëm që morën fjalën, u ndalën në vlerat humane dhe fisnikërinë e kësaj familje, që u është gjendur shqiptarëve kurdoherë, në çdo situatë dhe nevojë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR – KOPLIK, BANORËT: SHUMË AKSIDENTE, PAK KONTROLL
Artikulli tjetërSHOFERËT E PAKUJDESSHËM DËMTOJNË BY PASSIN