Edi Rama e ka cilësuar “thashethem” emrin e drejtoreshës e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga si emrin e tij të preferuar për tu propozuar si kandidate për presidente.

“Nëse do të bënim javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese por do të doja të mos e shfokusonim vëmendjen dhe na duhet mbështetja e të gjihëve ju dhe derisa të gjithë të mësojnë përmbajtjen e saj dhe pastaj me gjasë të interesohen dhe të zgjedhin dhe të përfshihen si vizitorë në të gjitha këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fund të vitit me një ndërprerje në mes të pushimeve verore.

Nuk do të doja të shfokusoheshim dhe procesi i zgjedhjes së presidentit përfshin maksimalisht thashethemet dhe përfshihen emra pa dëshirën e tyre sic është rasti në fjalë. Përgjigja ime është negative sepse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”, tha Rama.

Artikulli paraprakBIDEN: PAS 2 MUAJSH KIEVI ENDE PO REZISTON, NE DO TË MBËSHTESIM UKRAINASIT
Artikulli tjetërVAU I DEJËS, VODHI NËN KËRCËNIMIN E ARMËS NJË SHUMË LEKËSH, ARRESTOHET 26-VJEÇARI