Një alarm për bombë ka vënë në gatishmëri të plotë policinë e Elbasanit paraditen e kësaj të shtune.

Shkak për alarmin u bë konstatimi i një valixheje të dyshimtë të lënë në afërsi të teatrit “Skampa”. Mësohet se pas alarmit të dhënë, forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka larguar njerëzit nga zona që mendohet se paraqet rrezik. Nuk ka ende detaje, ndërkohë që pritet mbërritja e forcave të posaçme për të kontestuar nga afër nëse kemi të bëjmë me rrezik real, apo vetëm me një alarm të rreme.

Artikulli paraprakKËNGËTARJA SHQIPTARE DHUNON NËNËN, GJYKATA E DËNON ME 6 MUAJ BURG
Artikulli tjetërNEBIL ÇIKA KREU I RI I ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIK