Një numër i konsiderueshëm qytetarësh si brenda ashtu edhe jashtë vendit u sensibilizuan me rastin e familjes Zefi në qytetin e Shkodrës e cila u trajtua në kronikat e lajmeve në Star Plus gjatë këtyre ditëve

Rasti në fjalë ka prekur zemrat e shumë personave, ndër të cilët edhe portierin e Vllaznisë Erind Selimaj. Ai sëbashku me biznesmenen shkodrane Ajola Lekaj i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë.

Ndërkohë një emigrant me banim në Australi dërgoi sot në familjen Zefi 20 mijë lekë të reja.

Në pragun e Vitit të Ri tryeza bosh e kësaj familje është mbushur sadopak për të kenaqur fëmijët në natën e ndërrimit të viteve.

Ndërsa shuma monetare ka qënë një ndihmesë e madhe e cila shpresojmë që të vazhdojë të ngjallë reagime të njerëzve që të sensibilizohen për të ndihmuar këtë familje dhe shumë të tjera si kjo.

Ndërkohë misioni i televizionit Star Plus nuk ndalet këtu. Kjo media do të tregojë edhe më shumë se është pranë qytetarëve të saj me anë të së cilës këto familje patën një impakt pozitiv sapo rasti i tyre u bë publik përmes këtij televizioni

Artikulli paraprakSHKODËR, MERREN MASAT PËR EMERGJENCAT CIVILE
Artikulli tjetërSHKODËR, MASAT E ZJARRFIKËSVE PËR FUNDVIT