Tabelat me emërtimet e rrugëve të cilat nuk kanë as dy vite që janë vendosur në rrugët e qytetit ,vazhdojnë të jenë të dëmtuara,duke mos u marrë asnjë masë për zëvendësimin e tyre.Një nga rrugët që ka pesuar me shume dëmtimtime kohet e fundit eshte zona e njohur si “Truma e Dugajve te Reja”

pasi tabelat ekzistuese ose ndricimi i vendosur nga Bashkia kane pesuar perkulje ose ne nje vend tjeter jane hequr fare nga shtylla. Sulmeve vandale nuk u ka shpetuar as pedonalja “Kole Idromeno” pasi prej ditesh tabela kryesore e cila informon qytetaret apo turistet e shumte ka pesuar perkulje te ndjeshme. S Prej kohësh keto tabela gjenden të dëmtuara, duke bërë që vizitorët që mund të ndodhen në qytetin e Shkodres të mos gjejnë një pikë orientimi. Nisma e ndermarre nga Bashkia Shkoder per pajisjen e te gjitha rrugeve me emertimet perkatese ishte një mundësi e mirë për vizitorët e huaj, të cilët dëshironin të njiheshin me vlerat kulturore dhe artistike të qytetit.Megjithëse ky fenomen është pasqyruar disa here,ende nuk ka një ndergjegjesim gjithperfshires te qytetareve ne Shkoder.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NË ANKARA, RRITET NUMRI I VIKTIMAVE
Artikulli tjetërZIJA VUKAJ: PS NË SHKODËR NË SITUATË KAOTIKE