E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Diskutimi u fokusua në punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

VanHorn theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë, duke ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këto institucione.

Ajo shprehu angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet për të garantuar drejtësi për qytetarët e saj.

Artikulli paraprakBALLA TAKIM ME ISH-KRYEMINISTRIN GREK JORGOS PAPANDREU
Artikulli tjetërSAMITI I FUNDIT NË NATO PËR ADMINISTRATËN BIDEN, FOKUSI MBETET TË MBËSHTETJA PËR UKRAINËN