Për ata që shpresuan se temperaturat e nxehta morën fund për këtë vit, një tjetër makth vjen pas 15 gushtit. Shkencëtarët parashikojne një gusht dhe shtator më të ngrohte se në vitet e kaluara

Me ikjen e Korrikut, që sipas ekspertëve theu të gjitha rekordet globale të temperatirave të larta, u mendua se Gushti do të jetë lehtësues për njerëzit.

Por, një valë të re të të nxehtit do të “godasë” Europën pas 15 gushtit, sipas prestigjiozes Bloomberg.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e Europës kontinentale do të jetë e lagësht dhe me erëra në gusht, me temperatura nën normale.

Megjithatë, gjysma e dytë e muajit do të sjellë një rikthim të temperaturave mbi mesataren në Spanjë, Italinë jugore dhe Greqi, sipas meteorologëve.

“Gushti është muaji më i ngrohtë i vitit si për temperaturat e tokës ashtu edhe për oqeanet në hemisferën veriore, kështu që ekziston mundësia që të shohim valë të tjera të nxehti në gusht,” tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus .

Potenciali që stuhitë tropikale të ndërveprojnë me rrymën e avionëve të Atlantikut do të krijojnë pasiguri dhe rrezikun e rritjes së temperaturave mbi normalen.

Qendrat për parashikimin e motit në Evropë dhe Amerikë paralajmëron se jo vetëm gushti por dhe shtatori do të jentë më i nxehtë se zakonisht.

“Ne po shohim në mbarë botën ndryshime të paprecedentë”, tha shkencëtari për klimën në Agjencinë kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Gavin Schmidt. “Valët e të nxehtit që po shohim në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Kinë, po thyejnë rekorde. Kjo nuk është befasi”, tha ai.

Korriku I këtij viti, rezultoi të ishte më I nxehti në histori.

Ndërkaq shtete të ndryshme të botës janë përfshirë nga ndryshime të papritura të motit, si stuhi apo uraganë që kanë shkatuar viktima dhe përmbytje.

Artikulli paraprakIKËN ‘ALEAT’, NGA SOT PASAPORTAT DHE ID-TË PRODHOHEN NGA SHTETI! NIS SHPËRNDARJA E KUPONËVE TË RINJ, ÇMIMI NUK NDRYSHON
Artikulli tjetërZJARRVËNIET E QËLLIMSHME, PELESHI PARALAJMËRON PIROMANËT: DËNIMI DERI NË 15 VITE BURG