Në varfëri dhe me të zonjen e shtëpisë me probleme të shëndetit mendor.Kjo është gjendja e familjes Markaj në fshatin Shullaz të Kurbinit.Prej 10 vitesh gruaja e shtëpisë Valbona Markaj është diagnostikuar me ҫrregullime të spektrit bipolar dhe shpesh herë bëhet agresive, duke u kthyer në shqetësim për burrin dhe dy fëmijet e saj, por dhe komunitetin në zonë.

Pavarësisht problemeve të theksuara shëndetësore Valbona Markaj trajtohet me vetem 6 mijë lek te vjetra kemp në muaj, ndërsa kujdestarinë e saj nuk e ka marrë përsiper askush për shkak të pageses së ulet dhe rrezikut që ajo paraqet në shoqeri.Në këto kushte kryefamiljari kërkon ndihme për trajtimin e gruas së sëmure.

Krahas pageses së invaliditetit familja Markaj trajtohet dhe me ndihmë ekonomike me vlere 60 mijë lek të vjetra, të cilët janë të pamjatueshme për të siguruar jetesen, ndaj dhe apeli i tyre i drejtohet çdo kujt që ka mundësi për tju ardhur në ndihmë.

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, BASHKIA NJË JAVË AKTIVITETE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DY MUNGESA NDAJ LAÇIT