Skamja është ulur këmbëkryq në familjen e Resmi Selimit në Njësinë Administrative Gur i Zi. Pa të ardhura, të sëmurë dhe krejt të braktisur nga shteti, familja pesë anëtarëshe jeton në mëshirë të fatit. Në një shtëpi që vetëm e tillë nuk mund të quhet, lufta për mbijetesë e kësaj familje është përditshmëria që ata janë të detyruar të përballen çdo ditë.

Resmiu shprehet se e ka të pamundur të punoj për shkak të gjendjes tejet të vështirë shëndetësore, përderisa nuk arrin dot të mbjell asgjë, pasi nuk arrin të nxjerr fitim. Shtëpia ku jeton është e amortizuar, përderisa situata përkeqësohet gjatë shirave. Çatia pikon, ndërsa kërkon menjëherë ndërhyrje. Resmiu shprehet se i gjithë shiu hynë brenda.

Vetë nuk ka patur asnjë mundësi t’a riparoj pasi me të ardhurat prej kempit nuk arrin të marrë asgjë përveç ilaçeve. Askush nuk ka shkuar asnjëherë për të ndihmuar këtë familje, e cila vuan për kushtet më minimale të jetës. Përveç ndihmave të vetë banorëve të zonës, në asnjë rast kjo familje nuk ka zgjuar kureshtjen e askujt. Në mëshirë të fatit, sikur askush të mos ekzistonte për t’u zgjatur dorën e ndihmës.

Artikulli paraprakNDESHJA ME TEUTËN TEPËR E RËNDËSISHME PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërRAMA PROPOZON: NJË PRESIDENT I PËRBASHKËT