Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dalë me një deklaratë zyrtare për variantin e ri të koronavirusit i cili po shtrihet në të gjithë botën. OBSH thotë se varianti i ri afrikan ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese.
Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 24 nëntor dhe është konstatuar gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Për shkak të mutacionit të ri disa vende ndaluan udhëtimet me Afrikën Jugore.
OBSH e ka riemëruar llojin B.1.1.529 të zbuluar së fundmi Omicron. OBSH thotë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri.