Toka shqiptare është e bekuar në të mirat që ofron. Frutat e perimet më të shijshme, që nuk gjenden askund tjetër. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçantë limoni, të cilin me siguri nuk e keni hasur më parë. Njihet me emrin finger lime (limon gishti) ose caviar lime, dhe emrin latinisht e ka citrus australasica, kjo për shkak të prejardhjes nga Australia e largët.

Ndër produktet më të shtrenjta në botë

Ky varitet unik limoni vjen në formëvtë stërgjatur ka një aromë shpërthyese fantastike, të freskët pak a shumë si mentja. Ka shijen e thartë të limonit tipik bashkuar edhe me aromën tipike të barishteve. Tuli i këtij limoni përmban disa kokërriza të vogla të njohura si perlat e vogla të limonave gisht, ato janë të forta, me lëng brenda në momentin kur konsumohen shpërthejnë në një aromë fantastike. Dallimi me limonat tradicionalë është se ky lloj limoni nuk shtrydhet. Ai pritet në mes dhe kokërrizat e tij konsumohen. Gjithashtu këto kokrriza përdoren edhe në receta të ndryshme gatimesh dhe janë ndër përbërësit më të kërkuar të shefave më preztigjioze të kluzhinës në botë. Ky limon përdoret edhe për përgatitjen e një prej produkteve më të shtrenjta në botë, havjarit.

Artikulli paraprakMALI I ZI, TË DIELËN MBAHEN ZGJEDHJET LOKALE NË 14 KOMUNA
Artikulli tjetërUKRAINA BËN BILANCIN E LUFTËS: MBI 67 MIJË USHTARË RUSË TË VRARË, RRETH 2500 TANKE DHE 245 HELIKOPTERË TË SHKATËRRUAR