Forcat e Amatosura, prej më shumë së 24 orësh ndodhen në gadishmëri të plotë në fshatin Obot në Njësinë Administrative Ana e Malit për ti ardhur në ndihmë banorëve.

3 mjete të ushtrisë dhe tre varka me motorr janë dislokuar në afërsi të fshatit obot për të bërë transportin e familjeve nga fshati në drejtim të rrugës nacionale Shkodër – Muriqan.

Për të parë nga afër, situatën ka qënë edhe N/Kolonel Ali Mali, i cili është shprehur se forcat e ushtrisë së repartit në Vau Dejës janë në gadishmëri të plotë.

Hyrja për në Obot, tashmë i ngjan një situate të ngjashme, një situatë e cila na kthen në vitin 2010, ku fshati Obot për më shumë se 2 muaj ishte i izoluar nga uji.

Artikulli paraprakFESTOHET 7-MARSI, 131 VITE NGA HAPJA E MËSONJËTORES SË PARË
Artikulli tjetërBREGDETI SHTROHET ME MIJËRA ‘YJE’