Ka mbi 20 vite që varrezat e Komanes janë lënë në harresë, jashtë vëmendjes së strukturave shtetërore.

Ndodhen vetëm pak metra në dalje të Shkodrës , pranë ish –SMT-së. Duke mos u kujdesur askush për ta, ka bërë që gradualisht të lindin probleme të shumta, si shkatërrim varresh, kthim në vend –hedhje mbeturinash, mbulim i tyre me bimësi, shkurre , ferra etj.Kangjellat e varrezave janë dëmtuar , një pjesë e mirë e tyre janë thyer , duke u goditur nga automjete të ndryshme të cilat futen me shpejtësi në kthesë, e më pas përplasen me pjesën rrethuese të varrezave. Ato janë një ndër dëshmitë me vlerë të kulturës së qytetit , e megjithatë kjo mesa duket nuk ka mjaftuar , sepse pas viteve 90 janë lënë krejtësisht në mëshirë të fatit.Në fakt disa vite më pare, ishte vetë Myftinia që bëri ndërhyrje konkrete për pastrimin e territorit në këtë sipërfaqe të kësaj varreze të vjetër, duke e pastruar nga shkurret e shumta dhe bimët e egra që ia kishin marrë frymën dhe ia kishin zënë pamjen.Tashmë, para syve të krejt kalimtarëve, por edhe të vizitorëve të ndryshëm, paraqitet një sipërfaqe e madhe prej rreth 26 mijë metër katror, në të cilën janë shpërndarë varre të ndryshme, në të cilat pushojnë muslimanët shkodranë të 200 viteve të fundit.Specialistët të cilët kanë evidentuar disa varreza, i kanë konsideruar si të veçanta, përsa i përket moshës së tyre, shënimeve, epitafeve dhe llojit të gurëve, që janë vendosur mbi ta.Myftinia Shkodër po studion mënyrën më të mirë të shfrytëzimit të kësaj varreze dhe evidentimin e gjurmëve që i përkasin trashëgimisë islame të Shkodrës dhe përtej saj në mesin e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR-VELIPOJË, ADEMI: SË SHPEJTI NJË AKSI I VËRTETË, PRESIM FINANCIMIN
Artikulli tjetër“HAPËSIRA SHKODRANE NË NJË FJALOR ENCIKLOPEDIK” NGA ZENEPE DIBRA