Kjo është pamja që të ofrohet ndoshta sa herë i drejtohesh varrezave të dëshmorëve ne Shkodër.
Një imazh i shëmtuar jo vetem ndaj nderimit të dëshmorëve të atdheut, por edhe nje pamje qe është e dënueshme nga të gjithë banorët e Shkodrës. Epopeja e djegieve të mbeturinave pranë shtratit të lumit kir, duket se nuk do të ndalet asnjehere. Kur data shënon 2 Maj, dhe vetem 3 ditë më vonë, të gjithë do të nderojnë dëshmorët e atdheut, ky vend, nuk i ngjan një vendi nderimi, por një venddepozitimi mbetjesh inerte, apo edhe grope të madhe të mbetjeve të cilat digjen pa asnjë kriter, të pashqetësuar nga askush.
Është folur shpesh here edhe nga inspektoriati i mjedisit, se keto veprime janë të denueshme, por duket se dora e shtetit, është e pafuqishme ndaj veprimeve të individit, të cilët pa u shqetesuar dhe pa menduar dy herë, i vënë zjarrin mbetjeve. Kjo zonë, vijon të ngelet si një nga pikat me problematike sa i takon, djegies se mbeturinave, megjithate ende nuk ka asnje levizje qe kjo zonë të tjetërsohet. Sipas të dhenave nga Bashkia Shkodër behet me dije se ekziston një projekt për rikualfiikimin e plotë të kësaj zone, por në pamundësi të buxhetit, ky projekt ka mbetur vetem ne letër, ne pritje të fondeve apo radhes se investimeve në Shkodër