Brigjet e lumit Kir pranë varrezave të dëshmorëve në qytetin e Shkodrës dhe deri në fshatin Bleran të njësisë administrative Rrethina janë kthyer në një destinacion për depozitimin e mbetjeve inerte. Një situatë e tillë vijon të jetë shqetësuese prej vitesh për banorët e zonës pasi mbeturinat e shpërndara përreth rrugës mund të bëhen shkak për përhapjen e sëmundjeve duke vënë në rrezik shëndetin e tyre. Disa herë në media është bërë publik rasti i depozitimit të këtyre mbetjeve por që deri më tani nuk ka marrë asnjë zigjidhje nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë një zgjidhje efikase për një mjedis më të pastër është edhe sensibilizimi i komunitetit përreth, pasi shpesh herë janë edhe vetë banorët ato të cilët hedhin mbetjet në rrugë. Në zonën tek varrezat e dëshmorëve në periferi të qytetit të Shkodrës jetojnë një numër i konsiderueshëm familjesh të cilat janë të detyruara të përballen çdo ditë me këtë pamje e cila lë shumë për të dëshiruar ndaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme për të parandaluar një fenomen të tillë.

Artikulli paraprakNESËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI, BEGAJ THIRRJE SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOVCIT: MERRNI PJESË MASIVISHT NË VOTIME
Artikulli tjetërEMIGRANTËT/ RAMA NË ROMË: MARRËVESHJA ME ITALINË NUK ËSHTË ANTIKUSHTETUESE