KOSOVË, ENDE NUK DIHET FATI I 1700 TË ZHDUKURVE TË LUFTËS
Ne varrezen massive te Rudnicës, ne Serbi, kane nisur te enjten germimet e nderprera ne menyre te njeanshme nga pala serbe.

Kryetari I Komisionit Qeveritar per Personat e Zhdukur ne Kosove, Prenk Gjetaj thote se gjetja e mbetjeve mortore ne Kete varreze masive eshte ne fazen perdundimtare, por ai e quan te veshtire arritjen e nje marreveshjeje me Serbine, per dorezimin e ketyre mbetjeve ne Kosove.Nje muaj me pare, pala serbe I nderpreu punimet me arsyetimin se nuk ka fonde te mjaftueshme per vazhdimin e punimeve, por Gjetaj thote se ishte reagimi I ashper I pales kosovare qi qe beri te mundur kthimin e punimeve ne kete zone.Gjetaj thote se te rrembyerit nga forcat serbe gjate luftes kane qene te te gjitha moshave, por sipas tij, shumica kane qene te rinj dhe femije.Megjithate, qeveria e Kosoves ende nuk ka nje pasqyte te sakte te grupmoshave te personave te zhdukur ne lufte.Sipas Gjetajt, germimet ne varrin masiv te zbuluar ne Rashke te Serbise jane perqendruar aktualisht ne lokaliconin nr.3, sepse ne dy te parat punimet kane perfunduar. Ne kete varr masiv mendohej se ishin trupat e 250 shqiptareve te vrare ne Luften e Kosoves.Perpara luftes se vitit 1999, Rudnica ishte nje kenete, ndersa pas luftes, aty u ndertua selia e ndermarrjes se Rrugeve te Kosoves, Kosmet Put.Varri masiv i Rudnicës është varri i gjashtë i viktimave te masakrës së Millosheviçit gjatë luftës 1998-1999, nga e cila Kosova numëron mbi 10 mijë të vrarë e gati 2 mijë të zhdukur.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Tvqn9hwJlio?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBIZNESET E KOMUNAVE, TË PALICENSUARA
Artikulli tjetërTË PËRNDJEKURIT: QEVERIA TË ULË URREJTJEN NDAJ NESH