Ditën e nesërme këngëtarja Nexhmie Pagarusha do të përcillet për në banesën e fundit. Pasi do t’i jepet lamtumira e fundit, ku homazhet do të mbahen në Teatrin Kombëtar, trupi i pajetë i këngëtares do të prehet në varrezat e fshatit Pagarushë të Malisheves.

Sipas protokollit të familjes, homazhet do të nisi sot në Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00, për të vijuar dhe ditën e nesërme.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

“Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me atë rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar
4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 po ashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.
Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.

ME RESPEKT,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.

Artikulli paraprakVIDHNIN ENERGJINË, OSHEE: 12 TË PROCEDUAR, MASË ADMINISTRATIVE PËR KILOVATËT E VJEDHUR
Artikulli tjetërPRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE TANI EDHE NGA ERRËSIRA