Kryetari i PD, Lulzim Basha, nderon ditën e zisë për policin e vrarë në Kosovë.

Basha në një reagim në rrjetet sociale thotë se jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen e Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

“Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, ka shkruar Basha.

Artikulli paraprak‘TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI’, TIME SQUARE NË NEW YORK PUBLIKON MESAZHE FALENDERUESE PËR POLICINË E KOSOVËS
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT SJELLIN GURË DHE PËRMBYTJE NË “RRUGËN E ARBRIT”, VËSHTIRËSOHET QARKULLIMI I MJETEVE