Politika duket se e ka me ngut për tu hedh në aksion ende pa mbyllur sezonin e pushimeve. Debati si gjithmonë është kanalizuar në rrjetet sociale.
Pas deklaratës së Braçes që ironizonte PD-LSI që të zbresin nga pushteti nëse duan të bëjnë opozitë, ka ardhur reagimi i Petrit Vasilit.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, thotë se mazhoranca do që gjithçka të bëjë opozita ndërsa vetë t’i bjerë legenit me fb dhe dëgjesa.
Postimi në fb Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë, t’ua japim edhe zgjidhjet edhe t’i zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa. Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:
1.Parazitizëm shtetëror, 2.Agjitacion e propagandë 3.Impotencë për t’u dalë zot punëve Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq.
Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë Ministra.