Ambasadori amerikan, Donald Lu, duhej të mbante një qëndrim të qartë për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në fjalën e mbajtur tek ceremonia inaguruese e misionit “Forca e Ligjit”.

Kreu i grupit parlamanetar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se ambasadori amerikan duhej të mbante një qëndrim të qartë dhe t’i kërkonte maxhorancës heqjen e imunitetit për ish-ministrin. Sipas tij, pse duhet pritur janari për të goditur, siç tha Donald Lu, “peshqit e mëdhenj”? Vasili: Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?

Artikulli paraprakBORXHI I UJËSJELLËSVE, 65 MILIONË EURO FATURA NDAJ OSHEE
Artikulli tjetërBERISHA ZBULON BISEDËN, RAMA – TAHIRI, PAS DOSJES SË HABILAJVE